Kulturë

Në Selanik të Greqisë përurohet krijimtaria e Sadije Alitit

Shkruan: Shaban Sinani

Në Selanikun e Hasan Prishtinës në një ambient artistik të Universitetit shtetëror “Aristoteli” në Selanik u promovua libri “UJËVARË DASHURIE”-“ ΚΑΤΑΡΡΑΚΤΗΣ ΤΗΣ ΑΓΑΠΗΣ”, Sadije Aliti-Σαντίγιε Αλίτι. Ky aktivitet letrar u organizuar nga Dega e Blertë dhe krijuesit shqiptar në bashkëpunim me mësimdhënësit e shkollave shqipe, me një pjesëmarrje të madhe të dashamirëve të artit të të shkruarit dhe traditës së kulturës shqiptare, përfaqësues të shoqatave në Selanik. Të pranishëm ishin edhe Shoqata e shkrimtarëve Oeneum nga Tetova dhe LSH “Naim Frashëri” nga Përmeti.
Aktiviteti filloi me intonimin e himnit kombëtar e më pas me një mintë heshtje u nderua akademiku i shkencave gjeologjike, shkrimtarit, poetit dhe poliglotit Anestis Kyrintzis.

Konsulli i përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Selanik, z.Arqile Sota, i përgëzoi të gjitha shoqatat, për punën dhe sakrificat që bëjnë në kushte të vështira, për mësimin dhe përvetësimin e gjuhës shqipe, nga brezat e ardhshëm në diasporë, sipas tij duhet të ketë më shumë bashkëpunim, më shumë unitet e lidhje me njëri tjetrin, kemi nevojë për më shumë dashuri ndër mjet nesh, thas mes tjerash ai.

“Poezia e Sadije Alitit, nga vargu në varg, do ta shohim se poezia e poetes, është ndryshe nga poezitë e tjera, ngase vargjet rreshtohen ndryshe meqenëse lind ndryshe nga poezitë, që trajtojnë tema e që mund të jenë edhe me figura e simbolika të veçanta, është poezi që lind nga shpirti, që merr formë sipas ndjenjave, që i ka vetë poetesha”-theskoi Behare Neziri, kryetare e Shoqatës së shkrimtarëve Oeneum në Tetovë.

Sipas saj, tek poetesha, lirshëm mund të themi se nga njëra anë të shfaqet tema, për çfarë flet një poezi, sikur na tregon se si fillojnë e si përfundojnë dashuritë e mëdha. Dashuritë që janë edhe tërësia e pikturës së shpirtit të poetes, që lirshëm mund të themi se ajo në harmoni me poezinë na dëshmon se e tërë poezia është një, por, dallojnë vetëm karakteret dhe tematikat e poezive që e gjallërojnë poezinë, kuptohet, si motiv dashuria, por, e gdhendur në mënyra të ndryshme, brenda shpirtit që: ka dashuri, ka dhimbje, ka kujtesë.

Kritiku letrar, Ejup Ajdini, theksoi:”Mesazhet janë të qarta, pasi poetesha, veçse ka fizionominë e saj krijuese, ajo përcjell edhe bukurinë estetike bashkë me notat e trishtimit. Ajo është autore që bën portretin e shekullit të saj për çdo gjë që e rrethon atë. Ajo nuk mposhtet lehtë, edhe pse detyrohet t’ia vë një gurë të ftohtë zemrës, por nuk lejon të futet në vallen e shëmtisë së dikujt që nuk përkon me parametrat reale të jetës. Në dritën e shpirtit të poeteshës dallohet edhe ylberizimi e figurave letrare-artistike edhe për nga motivi i atdhedashurisë, të cilat na dalin si një kurorë magjike përballë historisë sonë të lavdishme, për mes së cilave zbukuron gjithçka që është shqiptare”.

Poeti dhe kritiku letrar Dhimitër Nica nga Selaniu mes tjerash tha:”Poezia e Sadije Alitit, është e gjerë në mendim dhe strukturë i lexon njëra pas tjetrës poezitë e saj dhe futesh në botën e bukur të shpirtit poetik. Ai del dhe rrjedh i qetë, si uji i pastër dhe i kthjellët i një lumi në kohë të mirë. Pikërisht, në momentin që ti mendon se i mbarove së lexuari, aty shfaqet bota e madhe e lirizmit të saj. Shfaqen e rishfaqen ikona të bukura, vende të pastra e të rralla, Sharri me krenarinë e tij që i rri si borselinë Tetovës mbi kokë, ujëvara të kaltëra e të brishta, si vet ajo dhe si vet shpirti i saj poetik”. “Autorja nuk i lëshon fjalët vend e pa vend, bile i përzgjedh ato dhe në këtë kuptim mund të them se është e kujdsëshme dhe tepër e matur. Pra, ka një farë reçetë për çdo varg dhe strofë në krijimet e saj poetike. Ndaj dhe poezia e saj këtu e mer forcën, krijon një farë vendosmërie dhe bëhet më me peshë”- tha Nica.

Autorja e librit, Sadije Aliti, theksoi:”Është nder e privilegj që në Selanikun e Hasan Prishtinës, në një ambient artistik të Universitetit shtetëror të pormovoj librin tim më të ri. Ideja e projektit tim po i arin qëllimin që aty ku flitet shqip, aty ku mësojnë fëmijët që janë lindur jashtë atdheut mësojnë e flasin gjuhën shqipe aty të gjendet edhe poeiza e libri im, ashty sic është edhe në këtë klasë ku fëmijët shqiptar të Selanikut bashkë me mësuesit e prindërit e tyre po e mësojnë dhe e ruajnë gjuhën shqipe. Faleminderti shumë për miqtë nga Selaniku, faleminderit Dhimitë Nica e Dashnor Selimi që e mundësuat realizimin e këtij aktiviteti, sepse të organizohesh kaq bukur nuk është e lehtë, ky është një obligim kombëtar që ne duhet ta vazhdojmë edhe më tej për të na ruajtur historia”.
Ky aktivitet u begatua edhe veshjet e bukura kombëtare e më kërcimin e bukur të valles shqipe nga disa krihian shqiptare nga vajzat e ëmbla e të dashura nga Grupi i valleve “SHQIPONJA”, Organizata Kulturore Artistike “FAROS”, nga kryetarja e poetja Shqiponja Dodaj Pepkolaj.

Aktivitetin e moderoi Dashnor Selimi, poet nga Dega e Blertë në Selanik
Pjesa e dytë vijoi me orën letrarë ku poetët e pransihëm lexuan poezitë e tyre në or;ën letrare të titulluar “Vargu i zemrës”. Evenimentin e nderuan edhe shumë mësues dhe poet të tjerë të ardhur në Selanik nga Suedia, Zvicëra, Kosova, Shqipëria, Kreta, Athina, Larisa, etj.Për atmosferë muzikore u përkujdes DJ Agustina Kuqo.

Aktiviteti u përmbyll me nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim mes
Klubit Letrar “Dega e blertë”- Selanik, Klubi i Artistëve dhe Shkrimtarëve “Naim Frashëri”- Përmet, dhe Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum“-Tetovë.
Gjatë qëndrimit në Selanik u vizituan edhe disa pika më interesante të qyteti si Kulla e Bardhë, sheshi Aristoteli, etj. Te shtëpia e Hasan Prishtinës, u vunë edhe lule për të kujtuar këtë figurë historike shqiptare.
Selaniku frymoi e frymon shqip, pasi në çdo mes ku ishim lirisht flisnim shqip.