May 20, 2024
Maqedoni

Agron Demiri: Nuk munda të jem zëri Juaj në Parlament por do të jem zëri Juaj çdo kund tjetër

Agron Demiri kandidati nr 2 për deputet nga LSDM në zonën numër 6. Miq dhe familjarë shumë të dashur votues, dhe gjithë ata që nuk votuan e ndjej per obligim moral të them faleminderit.

Dua të falenderoj shokët dhe shoqet, familjarët dhe Zhelinën time që gjithmonë kanë besuar tek une.

Ndonjehere nuk mjafton të bësh shumë për t’u shperblyer. Unë nuk do të jem zeri Juaj në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, por do të jem zeri Juaj në çdo vend tjetër ku do të kem forcë, do të jem zëri i progresit, zëri pro europian. Do t’ju përfaqesoj dënjesisht në sfera të tjera! Ju dua dhe Ju falenderoj nga thellësia e zemrës të gjithëve që besuat te djali ambicioz që keni parë tek une, Agroni.

Dua të them faleminderit edhe për gjithë ata të cilët menduan se bëjnë kundërkampanjë për mua, dhe gjithë shokët e listës që ishin afer meje.