April 29, 2024
Rajon - Botë

Zëvendëskryeministrja belge thirrje për sanksione kundër Izraelit

Zëvendëskryeministrja e Belgjikës i ka bërë thirrje qeverisë belge të miratojë sanksione kundër Izraelit dhe të hetojë bombardimet e spitaleve dhe kampeve të refugjatëve në Gaza.

“Është koha për sanksione kundër Izraelit. Vala e bombave është çnjerëzore ”, tha zëvendëskryeministrja Petra De Sutter për gazetën Nieuwsblad.
“Është e qartë se Izraelit nuk i interesojnë kërkesat ndërkombëtare për një armëpushim”.
De Sutter tha se Bashkimi Europian duhet të pezullojë menjëherë marrëveshjen e asocimit me Izraelin, e cila synon një bashkëpunim më të mirë ekonomik dhe politik.

Ajo tha gjithashtu se një ndalim i importit të produkteve nga territoret e pushtuara palestineze duhet të zbatohet dhe politikanët, ushtarët përgjegjës për krimet e luftës duhet të ndalohen të hyjnë në BE.