May 2, 2024
Rajon - Botë

Sekuestrohet sasia më e madhe e mallrave false në historinë e SHBA-së

Autoritetet në New York kanë sekuestruar produkte false në vlerë më shumë se 1 miliard dollarë, sasia më e madhe e mallrave false të sekuestruara në historinë e SHBA-së.

Zyrtarët kanë thënë se morën afër 219,000 çanta false, këpuca dhe gjëra të tjera të falsifikuara nga produkte të brendeve tw famshme, raportoi BBC.

Dy burra janë akuzuar për kontrabandë, që policia tha se u bë në një depo në Manhattan.

Nëse shpallen fajtorë, përballen me 10 vjet burgim.

Fotografitë e publikuara treguan dhoma të mbushura me çanta, kuleta, syze e të tjera që përbënin vlerën totale 1.03 miliard dollarë.