May 16, 2024
Maqedoni

Arsim, prej sot nxënësit në pushim pranveror

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme prej sot e deri më 6 maj, do të jenë në pushim pranveror. Kjo është hera e parë e ndryshimit në kalendarin mësimor, në bazën e të cilit viti shkollor 2023/2024 do të përfundojë më 17 qershor për nxënësit e shkollave fillore, ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme mësimi përfundon më 10 qershor.

Nxënësit nuk do të shkojnë në shkollë edhe më 8 maj kur do të mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve Presidenciale dhe Parlamentare 2024. Derisa një ditë më parë, më 7 maj, në shkollat ku do të organizohet votimi, mësimi do të mbahet me orar të shkurtuar deri në orën 11:00.