May 16, 2024
BallinaMaqedoni

Kolla e mirë, 27 raste të reja, katër janë hospitalizuar

Javën e kaluar janë raportuar 27 raste të reja me kollë të mirë, që paraqet një rënie prej 41 për qind krahasuar me shtatëditorin paraprak, njofton Instituti për Shëndet Publik.

Numri më i madh i rasteve është raportuar në Shkup, ndërsa ka pasur edhe në Manastir, Kumanovë, Tetovë dhe Demir Hisar.

Mosha e pacientëve varion nga një muaj deri në 54 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha 10 deri në 14 vjeç.

“Sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve, 15 persona janë të pavaksinuar plotësisht, të pavaksinuar ose me status të panjohur vaksinimi, 11 janë të vaksinuar plotësisht dhe një i vaksinuar sipas moshës. Nga 27 të sëmurët e rinj, 4 janë shtruar në spital. Deri më 25 prill janë regjistruar gjithsej 516 raste me kollë të mirë.”, thuhet në raportin e IShP-së.