Prorektori për Financa, Investime dhe Zhvillim në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, Bujamin Bela, ka vlerësuar se orientimi i të rinjve drejt shkencave informatike dhe transformimit digjital është i domosdoshëm për t’iu përgjigjur nevojave të tregut të punës.

Duke folur në emisionin “Pas numrave” në TVM2, Bela thekson nevojën për modernizimin e vazhdueshëm të kurrikulave universitare, në mënyrë që ato të jenë në përputhje me zhvillimet e shpejta në shoqëri dhe ekonomi.

“Duhet me hapa konkret të shkohet në modernizimin e kurikulave nga ana e studentëve. Së pari dy deri në tre vjet pasi ritmi i ndryshimit në shoqëri dhe ekonomi është shumë i shpejtë dhe prandaj duhet të jemi në hap me kohën”, deklaroi Bela.

Sipas tij, krahas përditësimit të programeve studimore, rëndësi të veçantë ka edhe përfshirja e studentëve në punën praktike.

" "

“Aspekti i dytë është puna praktike, të jenë të përfshirë në proceset e punës, të fitojnë aftësi dhe kompetenca të reja”, është shprehur Bela.

Ai theksoi se lidhja më e ngushtë mes arsimit të lartë, teknologjisë dhe tregut të punës është një nga elementet kryesore për përgatitjen e të rinjve për profesionet e së ardhmes.

sqShqip