April 26, 2024
Maqedoni

Zaev do të kërkojë të mblidhet kryesia qendrore dhe ekzekutive e LSDM-së për dorëheqjen e tij!

Lideri i LSDM-së dhe kryeministër aktual Zoran Zaev do të kërkojë nga organet e partisë të martën të konvokohet kryesia qendrore dhe ekzekutive që të konstatohet dorëheqja e tij dhe të fillojë procedura për zgjedhje të liderit të ri. Lideri i ardhshëm, sipas Zaevit, duhet të jetë edhe mandatar i ardhshëm i cili do ta përbëjë qeverinë e re.

“Këtë do ta thonë organet dhe trupat e partisë. LSDM-ja nuk ka marrë vendim. Qëndrimi im personal nga përvoja e deritanishme dhe e kaluara në shtetin tonë kur një njeri ishte kryeministër, ndërsa tjetri kryetar i partisë qeveritare, është se lideri i partisë duhet të jetë edhe mandatar sepse në atë rast edhe përgjegjësia dhe legjitimiteti është i kompletuar”, tha Zaev.

Theksoi se mbetet në shpalljen e tij publike për dorëheqje edhe nga funksioni i kryetarit të Qeverisë dhe lider i partisë dhe se do t’i deponojë dorëheqjet te institucionet kompetente sapo të sigurohet shumica parlamentare.

“Nëse shikoni cilësimet sipas Kushtetutës, zgjedhja e qeverisë së re dhe mandatarit të ri nuk do të bëhet deri më 14 dhjetor. E logjikshme është LSDM-ja ta shfrytëzojë këtë periudhë dhe ta zgjedhë kryetarin e saj. Prandaj do të kërkoj nga organet dhe trupat e partisë të konvokohet Bordi Qendror dhe Ekzekutiv që të konstatohet dorëheqja ime dhe menjëherë të fillojë procedura për zgjedhje të kryetarit të ri të partisë. Fjala është fjalë dhe do të jem i lumtur të marr një përmasë të tillë dhe fjalë të dhënë nga politikanët tjerë. Nëse gjithçka arrin në këtë periudhë, ndërsa besoj se mundet, LSDM-ja të ketë zgjedhur një kryetar ai duhet të jetë mandatari i ardhshëm gjegjësisht të propozojë Qeveri të re. Kur keni një mandatar të ri, duhet të keni edhe qeveri të re, ndërsa jo rikonstruim të qeverisë”, theksoi Zaev.

Në lidhje me informatat e publikuara në një pjesë të mediumeve se Dimitar Kovaçevski do të jetë lideri i ri i LSDM-së dhe mandatar i ri, Zaev tha se paraprinë një procesi zgjedhjes nga ana e anëtarësisë së LSDM-së dhe se partia nëpërmjet zgjedhjeve të drejtpërdrejta do të vendosë se kush do të jetë lideri i ardhshëm.

Për praninë e sotme të Kovaçevskit në mbledhjen me Alternativën, Zaev tha se ai është anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së dhe kryetar i Komisionit partiak për financim dhe buxhet, si dhe kuadër i dëshmuar i cili kompletisht është i gatshëm të ndihmojë në bisedat e sotme.

Lideri i Alternativës Afrim Gashi i pyetur sa për partinë e tij është e pranueshme të ketë mandatar të ri dhe qeveri krejtësisht të re, tha se nuk dëshiron të përzihet në punët e brendshme të partisë dhe se pret trashëgimtari i ardhshëm i Zaevit ta vazhdojë kontinuitetin e bisedave.