May 7, 2024
BallinaMaqedoni

Kallëzim penal për burrin nga Struga, dyshohet se ka shpërndarë video me përmbajtje eksplicite të një vajze të mitur

Policia e rajonit të Tetovës ka parashtruar kallëzim penal ndaj një burri 44 vjeç nga Struga pasi i njëjti dyshohet se ka shpërndarë fotografi me përmbajtje eksplicite të një vajze të mitur.

“SPB-Tetovë ka parashtruar kallëzim penal kundër A.A. (41) nga Struga, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i të dhënave personale” dhe “prodhim dhe shpërndarje e pornografisë me fëmijë”. I akuzuari në një rrjet social ka publikuar foto dhe video incizime me përmbajtje eksplicite të një personi femër, e cila në atë kohë ishte e mitur”, thonë nga MPB.