May 7, 2024
Rajon - Botë

Qëlloi për vdekje dy persona gjatë protestave kundër racizmit – shpallet i pafajshëm adoleshenti amerikan

Një juri e shpalli të premten Kyle Rittenhouse të pafajshëm për akuzat lidhur me vrasjen e dy personave në një protestë kundër racizmit dhe plagosjen e një të treti në Kenosha, Wisconsin vitin e kaluar, pas një gjyqi të trazuar që përfshiu Amerikën.

Sipas medieve të huaja, dy netë para se të dilte në Kenosha, trazirat shpërthyen në rrugët e saj pasi policia qëlloi afro-amerikanin Jacob Blake.

Rittenhouse kishte udhëtuar në qytet nga shtëpia e tij në Illinois dhe, i armatosur me një pushkë gjysmë automatike, ai tha se kërkonte të ndihmonte në mbrojtjen e pronës nga trazirat.

Atëherë, në moshën 17-vjeçare, ai qëlloi për vdekje Joseph Rosenbaum, 36-vjeçar dhe Anthony Huber, 26-vjeçar dhe plagosi 27-vjeçarin, Gaige Grosskreutz.

Avokatët e Rittenhouse argumentuan se ai “po përpiqej të ndihmonte këtë komunitet” dhe “reagoi ndaj njerëzve që e sulmonin atë”.