May 8, 2024
Maqedoni

Vërshohen hapësirat e Toksikologjisë, Klinika nuk ka qenë e siguruar

Janë vërshuar pothuajse të gjitha zyrat e katit të dytë, dhomat e pacientëve të katit të parë, reparti dhe kontabiliteti, korridoret e katit përdhese, dhoma e pritjes deri tek ambulanta e ORL-së dhe një pjesë e hapësirave të bodrumit, përcjell TV21. Dëmi do të vlerësohet në mënyrë shtesë njofton sot drejtori medicinal i Klinikës së toksikologjisë, Daniel Petrovski pas vërshimit të djeshëm. Të punësuar nga Klinika paraprakisht thanë se gjatë natës ka plasur një gyp i ngrohjes dhe se kjo është arsyeja për vërshimin e objektit. Sipas tyre hapësirat ishin nën ujë mbi dy orë ndërsa problemi është që klinika nuk është e siguruar. Megjithatë ministri i shëndetësisë, Ilir Demiri thotë se në kuadër të qendrës klinike Nënë Tereza ka shërbime, detyra e të cilave është që të kujdesen për dëme eventuale.