May 7, 2024
Maqedoni

Hulumtimi i Eurothink: ARM me besim më të lartë, prokuroria dhe gjyqësori me besim më të ulët

Qytetarët më së shumti, përkatësisht 44%, i besojnë Armatës, më pas vijojnë institucionet religjioze, me 35%, policia me 28%, presidenti i shtetit 24%. Qeveria tradicionalisht është në mes të rangimit, me besim prej 18%, ndërsa besim më të ulët kanë Kuvendi 12% dhe Prokuroria dhe Gjyqësori me nga 9% – tregojnë rezultatet e hulumtimit të Eurometer 2024 që e ka zbatuar Qendra për strategji europiane – Eurothink.

“Këtë vit përsëri kemi besim më të lartë në Armatë, ku 44% të të anketuarve në këtë hulumtim kanë besim në Armatë, më pas vijojnë institucionet religjioze, presidenti i shtetit me 24%, ndërsa prokuroria dhe gjyqësori përsëri janë vlerësuar me notë më të ulët në aspekt të besimit. Është shënuar shkallë e ulët e kthimit të besimit në këto institucione. Ndërsa tek Policia 28 përqind e të anketuarve kanë shprehur se kanë besim, përkatësisht 1/3 e të anketuarve, ku vërehet rritje e besimit nga hulumtimi paraprak i vitit 2022”, u shpreh Aleksandar Stojanovski, Eurothink.