May 19, 2024
Rajon - Botë

Vriten gjashtë punëtorë të agjencisë së OKB-së për refugjatët në Gazë

Gjatë punëtorë të agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA, janë vrarë në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës, njoftoi sot Zyra e OKB-së për Çështje Humanitare (OCHA).

UNRWA mbështet 5.6 milionë refugjatë palestinezë në Gazë, Bregun Perëndimorë dhe Jerusalemin Lindor, si dhe në Jordani, Liban dhe Siri. Më shumë se 5.000 njerëz janë vrarë nga bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamasi.

Izraeli është duke kryer sulme ajrore si përgjigje ndaj sulmeve të Hamasit në qytetet jugore izraelite më 7 tetor, si pasojë e të cilave u vranë më shumë se 1.400 njerëz, sipas autoriteteve izraelite. Ushtria e Izraelit, e cila thotë se Hamasi po i mban 222 pengje, është duke u përgatitur për një pushtim tokësor të Gazës së mbipopulluar me palestinezë. UNRWA i nderoi punëtorët e vet të vrarë në Gazë qe nga 7 tetori përmes një postimi në rrjetin social X.

“Ne jemi të pikëlluar dhe i kujtojmë ata. Ata nuk janë vetëm numër. Ata janë miqtë dhe kolegët tanë”, shkroi UNRWA. Gati 590.000 njerëz, pothuajse gjysma e 1.4 milion njerëzve që janë zhvendosur brenda Rripit të Gazës që nga fillimi i bombardimeve, janë strehuar në ndërtesat e UNRWA, sipas OCHA-s.