May 6, 2024
Rajon - Botë

Tornado shkatërruese në Teksas të SHBA-së, katër të vdekur dhe disa të plagosur

Një tornado goditi qytetin Matador të Teksasit të mërkurën, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur shumë të tjerë, ndërsa disa ndërtesa u dëmtuan.

Tornadoja e pazakontë u shoqërua me erë të fortë dhe goditi komunitetin e vogël prej 600 banorësh, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Lubbock, një nga disa agjenci të përfshira në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonë.

Pamjet nga zona tregojnë shtëpi të shkatërruara dhe shtylla elektrike të rrëzuara. Gati 25 automjete të shërbimeve të urgjencës ndihmuan në ndriçimin e rrugës së errët në këtë video të publikuar nga departamenti i zjarrfikësve në Lubbock.

Shumica e klientëve në Motley County janë pa energji elektrike, sipas uebsajtit të specializuar PowerOutage.us. Energjia pritet të rikthehet të premten pasdite për shkak se një nënstacion është shkatërruar nga tornado.

Javën e kaluar, Perryton, Teksas u godit nga disa tornado që vranë të paktën tre persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë.