May 27, 2024
Maqedoni

SPB-Tetovë: Është ndaluar një automjet i cili kryente transport publik pa pasur dokumente

SPB Tetovë njofton se ka ndaluar një automjet i cili po kryente transport publik pa poseduar dokumentet e nevojshme.

“Me datë 02.04.2024, në periudhën nga ora 11.00 deri në 13.00, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë kanë kryer aksion kontrollues të automjeteve që kryejnë transportin publik pa liçencë.

Kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse sipas nenit 284 të Kodit Penal”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/