VLEN është një. VLEN ecën si një. VLEN fiton si një, deklaroi bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti.
“Në këte fryme, sot mbajtëm mbledhjen e parë të Kuvendit Qendror të VLEN-it pas themelimit të partisë, duke konfirmuar edhe një herë forcën dhe unitetin tonë politik.
Përveç diskutimeve për prioritetet dhe angazhimet e ardhshme, ajo që dominoi gjatë gjithë takimit ishte fryma e bashkimit. Në VLEN nuk ka ndarje sipas subjekteve nga kemi ardhur. Sot jemi një parti, me një vizion të përbashkët dhe me një qëllim të qartë: t’u shërbejmë qytetarëve me përgjegjësi dhe përkushtim.
Besimi i qytetarëve është përgjegjësia jonë më e madhe dhe shtysa për të punuar çdo ditë më shumë në realizimin e pritshmërive të tyre.

