Një delegacion i VLEN-it ka udhëtuar sot në Preshevë në përkrahje të Listës Shqiptare, e cila sot po zhvillon një garë vendimtare për të forcuar përfaqësimin e shqiptarëve të Luginës në institutcionet e Serbisë, shkruan portali Lideri.mk.
Në delegacion mes tjerëve është edhe zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi dhe aktivistë tjerë të VLEN-IT.
Ata janë takuar edhe me kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Në bazë të parashikimeve paraprake, Lista Shqiptare kq gjasa të fitojë tre vende deputetësh në Kuvendin e
Serbisë në zgjedhjet e sotme, që mund të jenë vendimtare për Qeverinë e ardhshme nëse kemi parasysh garën e ngushtë mes partisë së ish presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe Listës studentore./Lideri

