DPHM informon se deri në fund të javës së punës moti paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli, ndërsa në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm, bubullimave dhe erës së fuqishme.
Të enjten proceset do të jenë më intensive me shi më të rrëmbyeshëm, erë të fuqishme, bubullima dhe kushte për paraqitje të breshrit. Do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi perëndimor, e cila nga e marta në pjesët perëndimore përkohësisht do të arrijë shpejtësinë prej 60 km/h.

