Një vjehërr dhe pesë reja të saj zgjodhën që secila të dhurojë nga një lirë për Xhaminë e Gurit në Malishevë.

Kjo u bë e ditur nga KBI Malishevë, shkruan DEMOS.

Njoftimi:

VJEHRRA ME 5 REJA DHUROJNË NGA NJË LIRË PËR NDËRTIMIN E XHAMISË

" "

Një vjehërr dhe pesë reja të saj zgjodhën që secila të dhurojë nga një lirë për Xhaminë e Gurit.

Kur një familje bashkohet rreth një vepre që synon ngritjen e një shtëpie ku do të përmendet Emri i Allahut, adhurohet Zoti, ruhen vlerat njerëzore, këto gjashtë lira marrin peshën e një amaneti që koha nuk e shlyen.

Deri dje, vlera e këtyre lirave është peshuar vetëm në peshoren e një artari, kurse nga sot, vlera e tyre do të peshohet në Peshorën e të Madhit Zot!

Në kujtesën historike nuk do të kujtohet sa vlente një lirë në treg, por për çfarë ajo u dhurua.

Disa donacione mbesin në arkë, e disa, simbolika e të cilave por ngrihet në minare, jehon në ezane dhe vazhdojnë të shpërblehen sa herë që një ballë bie në sexhde.

Lusim Zotin që ta shpërblej qëllimin e tyre, t’ua shumëfishojë donacionin e dhuruar, e t’i bëj shembull të së mirës në dynja e në ahiret!

Me respekt,

KBI Malishevë

14.07.2026

sqShqip