Seancën e fundit të këshillit të Tetovës opozita e bllokoi për shkak të paralajmërimeve për ndërtimin e ri të komunës tek Zjarrfikësit, por të njëjtit sot nuk morën pjesë në debatin publik lidhur me këtë objekt, me arsyetimin e sy debat është vetëm teatër

“Pas kërcënimeve të raportuara ndaj kryetarit të degës së BDI-së në Tetovë, si mund të presim që një qytetar i zakonshëm të ngrihet e ta kundërshtojë dhe të shpreh shqetësimet për këtë projekt? Nuk ka kushte për debat të lirë kur pushteti tenton të frikësojë dhe intimidojë njerëzit si dhe shprehjen e pakënaqësive dhe mendimit të lirë! Andaj kërkojmë sa më shpejt dhe urgjentisht, revizion të plotë e të pavarur të studimit të fizibilitetit”, deklaroi Berat Murati,këshilltar i koalicionit AKI.

“Përfundimisht profesor Rametulla Ferati u dorëzua në tentim vjedhjen që deshi tua bën qytetarëve të Tetovës dhe nuk erdhi që ta mbrojë punën e tij që e ka bë në këtë studim. Ai u desh të vjen t’i për ti respektuar qytetarët që kishin pyetje për tua shpjeguar se si ka tentuar me këtë studim që të vjedh qytetin e Tetovës. Ishte befasi edhe reterimi i këshilltarëve të BDI-së që zgjodhën që ta amnistojnë këtë tentim vjedhje duke mos marrë pjesë në debatin i cili u thirr pikërisht nga ana e tyre në mënyrë të dhunshme në seancën e kaluar”, Tha këshilltari Arlind Murtezani i LSH.

“Apeloj kryetarin e komunës meqë përpiluesi nëse nuk është në gjendje ta mbroj studimin e tij, edhe kreu i komunës të tërhiqet nga ky plan i shit vjedhjes sqëqë iu bëhet tetovarëve”, U shpreh këshilltari Agron Arifi nga “Më mirë për Tetovën”.

" "

Sipas kreut të komunës Bilall Kasami, opozita po e keqpërdor për politikë ditore këtë objekt.

“Më vjen keq që edhe më tutje nga këshilltarët e opozitës po keqpërdoret realizimi i këtij objekti sepse u pa edhe sot nuk kishte argumente kundër vetë idesë së realizimit të një projekti të këtillë”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

Komuna e Tetovës planifikon të ndërtojë një objekt ku do shpërndajë administratën e komunës. Sipas planifikimeve objekti në vlerë prej rreth 28 milion euro, do të ndërtohet me partneritet publiko-privat./Alsat.mk.

sqShqip