Elisa Spiropali ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviç për Kosovën, duke e cilësuar gjuhën e saj si glorifikim të krimeve dhe të spastrimit etnik.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Spiropali tha se është e pabesueshme që një ministre e një shteti që pretendon integrimin europian të shprehë keqardhje se në Kosovë nuk u vranë dhe dëbuan më shumë shqiptarë.

“Ky nuk është mendim politik. Ky është barbarizëm verbal”, shkroi ajo, duke kërkuar që Europa të mos heshtë përballë një retorike të tillë.

Sipas Spiropalit, kush justifikon ose lavdëron krimet duhet të mbajë përgjegjësi politike, institucionale dhe njerëzore.

" "

Ajo theksoi se liria e Kosovës nuk është dhuruar, por është fituar me gjak dhe sakrificë, ndërsa Bashkimi Europian ka detyrimin të mbrojë kujtesën e viktimave.

“Nëse Serbia e ka seriozisht rrugën drejt BE-së, nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj këtij makabriteti verbal”, deklaroi Spiropali.

sqShqip