Një sukses të rëndësishëm për Shkolla Fillore “Nuri Mazari” në Dollogozhd ka shënuar nxënësja Viola Hoxha, e cila ështe shpallur kampione në garat rajonale të Gjuhës Angleze (ELTAM) për klasën e pestë.
Garat janë mbajtur në Ohër dhe kanë përfshirë nxënës nga i gjithë rajoni, perkatësisht nga Struga, Ohri, Kërçova dhe Dibra. Në këtë konkurrencë të gjerë, Viola Hoxha ka arritur te sigurojë vendin e parë, duke shënuar një sukses të madh per shkollën e saj.
Ky rezultat eshtë vlerësuar si fryt i punës së palodhur të nxënëses, si dhe i perkushtimit dhe mbështetjes së arsimtarit Visar Bakiu, i cili ka luajtur rol te rëndësishëm në përgatitjen e saj.
Vlen te theksohet se keto gara janë multietnike, ku marrin pjesë nxënës nga komunitete të ndryshme, duke i dhënë edhe më shumë vlerë këtij suksesi.
SHF “Nuri Mazari” shpreh krenari për arritjen e Violës dhe i uron suksese të mëtejshme në garat e ardhshme.

sqShqip