May 19, 2024
Kosovë

Vdes infermieri dhe veterani i UÇK-së, Skënder Hoti

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së dhe infermieri, Skender Hoti.

Hoti ka qenë luftëtar i UÇK-së në zonën e Rahovecit, derisa për disa vite ka shërbyer si infermier në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ratkoc, njofton Klankosova.tv

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

“U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së ngushtë të Skenderit, vëllezërve të tij, farefisit, miqve, kolegëve nga QKMF-ja në Rahovec dhe të gjithë bashkëluftëtarëve”, ka shkruar Latifi.