May 20, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet parlamentare, KSHZ-ja publikoi rezultatet përfundimtare

Pas përpunimit të të gjitha votave nga ana e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, këto të fundit kanë publikuar edhe rezultatet zyrtare të Zgjedhjeve Presidenciale të raundit të dytë, dhe të Zgjedhjeve Parlamentare.
Sipas këtyre të fundit 6 kualicione dhe parti politike kanë siguraun ulëse në Kuvend, në katër vitet e ardhëshme.
VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni “Maqedonia Jote” ka siguruar 58 mandate duke fituar 426.022 vota apo 43.32%. E dyta është radhitur Koalicioni Fronti Evropian që udhëhiqet nga BDI-ja e cila ka fituar 137.561 vota apo 19 mandate, kurse e treta sipas rezultateve zyrtare të KSHZ-së është rradhitur koalicioni për Maqedoni Evropiane i kryesuar nga LSDM-së me 154.884 vota apo 15.37%, dhe 18 mandate. Koalicioni VLEN ka siguruar 107.090 vota, apo 13 mandate, ndërsa dy partitë e fundit janë rradhitur partia “E Majta” me 68.662 vota të fituara dhe 6 deputetë, sikurse dhe Lëvizja “Znam” me 56.277 vota dhe 6 mandate. Nga KSHZ kanë bërrë me dije se tani në rrjedhë janë afati për dorëzimin e kundërshtesave.
“Sot në ora 19:00, mbaron afati për dorëzimin e kundërshtesave për procesin e votimit. Deri në këto momente në KSHZ nuk ka rë dorëzuar asnji kundërshtesë. Afat tjetër që rrjedh është edhe afati për parashtrimin e kundërshtesave për procesin e numërimit dhe verifikimit të votave, për të cilin parashtruesit e listave kanë afat prej 48 orësh nga momenti i shpalljes së rezultateve të para nga KSHZ. Pas dorezimit të kundështesave KSHZ për të njejtat duhet të vendos në afat prej 72 orësh nga momenti i pranimit të të njejtave. Çertifikimi i Presidentes së re të zgjedhur, pritet të ndodh menjëher pasi që të mbarojnë këto afate, njejtë sikurse edhe dhënia e çertifikatave për deputetët e zgjedhur në Kuvendin e RMV-së”, thuhet në kumtesën e KShZ-së.
Shqiptarët në parlamentin e ri do të përfaqësohen me 30 deputetë, kurse për sa u përket rezultateve Presidenciale nga KSHZ kanë bërrë me dije se Gordana Siljanovska Davkova ka siguruar 561.000 vota apo 65,14 për qind, kundrejtë kundërkandidatit të sajë Presidentit actual Stevo Pendarovski I cili ka grumbulluar 251.899 vota apo 29.25 për qind.