April 25, 2024
Maqedoni

Regjistrohen 15 viktima dhe 46 raste të reja me virus

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.487 teste të kryera janë regjistruar 46 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 27 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 89 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 154.982 raste, prej të cilëve 146.721 janë shëruar, kurse 5.280 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 2.981 raste aktive me virusin korona.