May 17, 2024
Kosovë

Fillon dhënia e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19 Lexo me shume: https://rtv21.tv/fillon-dhenia-e-dozes-se-dyte-te-vaksines-kunder-covid-19/ © RTV21.tv

Nga sot në Kosovë ka filluar vaksinimi i profesionistëve shëndetësor me dozën e dytë të vaksinës AstraZenenca. Tashmë në sallën “1 Tetori” veçse ka nisur ky proces. Kështu ka bërë të ditur menaxheri i kësaj qendre të vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi. “Tashmë procesi i vaksinimit me dozë të dytë për profesionistët shëndetësor ka nisur”, tha ai. Vaksinimi i profesionistëve shëndetësor që sot po imunizohen edhe me dozën e dytë të vaksinës, më 29 mars 2021 kishin marrë dozën e parë dozën e parë. Ndërsa, aktualisht në Kosovë është duke vazhduar imunizimi i qytetarëve mbi moshën 65 vjeçare. Ndërsa, javën që shkoi Kosova ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë prodhuese Pfizer për blerjen e 1.2 milionë dozave të vaksinave anti-COVID. Kosova aktualisht është duke vazhduar të vaksinoj qytetarët me dozat donacione të dhuruara nga COVAX dhe BE-ja për imunizim. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka paralajmëruar që nga 15 qershori do të nis vaksinimi masiv i qytetarëve të Kosovës.