May 14, 2024
Opinion

Urime 15 vjetorin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008, ka 14 kapituj dhe 162 nene.

Kushtetuta është akti më i lartë juridiko-politik i një shteti;
Bazë e sistemit juridik e politik të një vendi;
Ligj themelor me të cilin duhet të jenë në pajtim të gjitha aktet tjera juridike;
Kushtetuta promovon dhe mbronë vlerat fundamentale të një shteti demokratik.
Këto vlera shprehin parimet dhe bazat e organizimit shtetit dhe të ndertimit të rendit demokratik.
Kushtetuta është akt i garantimit dhe mbrojtjes së drejtave të njeriut dhe qytetarit;
Kushtetuta është akt të cilit duhet t’i nënshtrohen të gjithë që nga presidenti e deri te qytetari i rëndomtë;
Kushtetuta e Republikës së Kosovës paraqet një koncept civil e qytetar të shtetit. Ky koncept bazohet në shtetasit e Republikës dhe konceptin e shtetit civil. Kushtetuta e promovon Republikën e Kosovës si shoqëri shumetnike që është vlerë qytetëruese e Kosovës dhe që promovon diversitetin etnik, gjuhësor, kulturor, fetar etj, në kuadrin e shtetit unik të Kosovës. Realisht ka tejkaluar standartet e Konventës Europiane për të drejtat e komuniteteve jo shumicë ku përmes parimit të diskriminimit pozitiv ka ofruar një shkallë të lartë të trajtimit të tyre, që kanë rrjedhur në bazë të Pakos së Ahtisarit…
Në preambulen e Kushtetutës së Republikes së Kosovës citohet:
Ne, Populli i Kosovës,
Të vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet;
Të përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit;
Të zotuar që Kosova të jetë shtet i mirëqenies ekonomike dhe i prosperitetit social;
Të sigurt që shteti i Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të mbarë Evropës, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit të mirë me të gjitha shtetet fqinje;
Të bindur që shteti i Kosovës do të jetë anëtar i denjë i familjes së shteteve paqedashëse në Botë.
Me synimin që shteti i Kosovës të përfshihet në proceset integruese Euro-Atlantike;
Ndërsa pjesa dispozitiv e Kushtetutes citon; Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm.
Republika e Kosovës nuk do të ketë pretendime territoriale, dhe nuk do të synoj bashkim me asnjë vend ose pjesë të një vendi.”
Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjerësueshëm dhe pandashëm dhe mbrohet me gjitha mjetet e përcaktuar me këtë Kushetutë dhe me ligjë.
Kujdesi për mbrojtjen e kushtetutshmërisë, është detyrë e organeve shtetërore, e institucioneve politike dhe bartësve të funksioneve politik, po ashtu çdo qytetarë, ka të drejtë të marrin nismën për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe të ligjshërisë.