May 23, 2024
Dossier

Ushtria jugosllave deshti ta granatojë Sllupçanin për shkak të ferexhes në vitin 1951

Fejzulla Arifi
Gjatë një hulumtimi duke kërkuar në gazetën “Nova Makedonija” të datës 8 janar 1948 hasa në këtë shkrim interesant dhe vendosa ta ndaj me ju, bëhet fjalë për aksionin e shtetit komunist jugosllav të asaj kohe për hekjen e FERXHES, (mbulesës së femrave muslimane) shqiptare dhe turke në Manastir dhe rrethinë. Është interesant fakti se tek ne në karadakun e Kumanovës në veçanti në Sllupçan ky aksion ka ndodhur tre vite më vonë pra në vitin 1951 kur edhe Sllupçani e ka kundërshtu këtë aksion të shtetit dhe për pasojë është fut nga ushtrija jugosllave nën shtetrrethim për disa ditë duke i kthy tytat e topave drejt fshatit dhe një numër jashtzakonisht të madh ushtatë të armatosur deri në dhëmbe, rreth 40 burra të Sllupçanit kanë nënshkruajtur pushkatimin vetëm të mos hiqet ferexhja.
Ajo që duhet të merret mësim është se shteti pushtues gjithmonë fillon prej aty ku është rezistenca më e vogël dhe popullata është në numër më të paktë për t’i lēnë më në fund vendbanimet më të mëdha dhe më të organizuar për rezistencë.