May 11, 2024
Kolumna

Diferencimi politik në pluralizëm

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Unë kam dëgjuar dhe kam parë me sytë e mi diferencimet që janë bërë në kohën e sitemit njëpartiak. Atë diferencim e kanë bërë sllavët ndaj shqiptarëve që nuk kanë qenë lojal ndaj tyre, por kanë qenë në kundërshtim me politikën e tyre.

Ky defirencim është ndihmuar edhe nga disa shqipfolës që kanë folur shqip, por nuk ka vepruar shqip.Kjo është vetëm një hyrje e shkurtër për të ardhur deri tek diferencimi politik në në sistemin shumëpartiak dhe ate tek diferencimi që është bërë tek subjektet politike që nga krijim i tyre e deri më sot. Ndaj kujt është bërë dhe ndaj kujt bëhet ky diferencim dhe pse bëhet.

Ky diferencim bëhet ndaj nerëzve të aftë dhe njerëzve që janë atdhetarë të vërtetë. Ndaj atyre që e duan dhe e thonë të vërtetën hapur qoftë gojarisht apo me shkrimet e tyre. Diferencimi tani bëhet nëse nuk vepron si unë dhe nuk je servil i imi nuk ke vend në subjektet politike. Disa kanë diferencuar edhe në aspektin nëse të kanë parë se je më i aftë se ai i dobti, atëherë futet frika e konkurencës dhe luhatjes së karrigës dhe fillon përgatitja e skenarit dhe të bëhet kurtha për të diferencuar.

A kanë ndodhur këto gjëra dhe a ndodhin edhe sot. Unë me shumë përgjegjësi e them se kanë ndodhur dhe ndodhin edhe sot këto diferencime brenda subjekteve politike shqiptare.Disa individë karierista nuk zgjedhin asnjë metodë diferencimi të bëjnë dhe të largojnë ose të detyrojnë të largohesh duke të përgatitur skenare ndër më të ndytatat vetëm e vetëm të qëndrojnë vetë në skenën politike dhe në këtë mënyrë të marrin poste në pushtet dhe në këtë mënyrë të rrinë në pushtet si sulltanat me vitet e vite të tyre.

Nëse tenton dikush të ua prish, dihet menjëherë të i përgatitet kurtha për diferencim, largim, dënim e…Ata që qëndrojnë në një kohë të gjatë vetëm në këtë mënyrë qëndrojnë aq shumë në pushtet duke i diferencuar konkurentët që ua prishin planet, që kundërshtojnë hapur për gjërat e pista që i bëjnë të tillët. Rreth vetës mbajnë njerëz që nuk ua turbullojnë ujin, servilët, të paftët etj.

Ata të cilët kërkojnë drejtësi dhe kanë bagazh të fortë në veprimtarinë e tyre shumë shpejtë diferencohen. E tani për fund lexues të nderuar zgjidhni. Bëhuni lojal dhe servil të atyre që diferencojnë duke të përgatitur kurthe të ndryshme ose thuane të vërtetën para tyre dhe diferencohuni. Unë e kam zgjedhur këtë të fundit dhe asnjëherë nuk jam penduar.