May 3, 2024
Dossier

Sot 20 vite nga rënia e Afrim Kalanicës

Si sot, para 20 viteve (07. 05. 2001), më kujtohen fjalët në minutat e fundit që komunikuam për strategjinë me dëshmorin e kombit, Afrim Kalanica.
Ai, 10 minuta para se të ndërronte jetë, për një çast në lëvizje, përdori pushkamitrolezin tim. Dita e pestë e luftës (e hanë), ashtu si ditët e tjera edhe atë ditë, zhvilloheshin luftime të ashpra në Sllupçan, ndërsa në atë moment ishim pak luftëtarë në pikën e parë (nga ana e majtë e rrugës kryesore) në fund të fshatit. Përkundër dhimbjes së madhe që kishim për humbjen e bashkëluftëtarit tonë, ne luftëtarët e tjerë, qëndruam në pikë për ta zbrapsur armikun që kishim.përballë.
Kurrë nuk do ta harrojë për jetë, sepse ishin ditët e para të luftës, ndërsa ne humbëm një bashkëluftëtarë dhe strateg të mirë të luftës.

Sot është përvjetori i rënies heroike, të komandantit, Afrim Kalanica.
Ti, Afrim dhe të gjithë dëshmorët e kombit, Zoti ju shpërbleftë me gradën më të lartë të xhennetit!

Nehat Abazi
07. 05. 2021