May 6, 2024

Nga: DAIM ILAZI

TESTAMENTI I FAIK BEY KONICËS PARA VDEKJES
“Ndërroj jetë me mejtimin se ju jeni njerëzit që më keni kuptuar më qartë në këtë dhe. Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot Noli dhe ti Lamja im i vogël dhe gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë menjanë edhe harxhimet e rrugës për trupin pa jetë dhe shumën për dy metra vend në Shqipëri”, – thuhet në testamentin e Konicës.
Historia zyrtare dhe kritika letrare e realizmit socialist, besnike ndaj diktaturës, do ti mohonin,do ti quanin armiq Konicën – poashtu Gjergj Fishtën, Mithat Frashërin, Ernest Koliqin,Lazgush Poradecin, Martin Camajn, Musine Kokallari,Arshi Pipën e sa e sa të tjerë. Me qëllim të denigrimit dhe synimin e krijimit të një imazhi të errët për eruditët dhe personalitetet më të shquara kombëtare të kulturës, historisë, gjuhës, letërsisë shqiptare etj. Pra, deshën ta mbulonin arin me baltë dhe të na shpërlajnë trurin !?