May 24, 2024
Maqedoni

Thaçi siguron ndërkombëtarët: PDSH vazhdon angazhimin për integrimin evropian!

Sot në selinë e partisë, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, priti në takim pune shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, Shkëlqesinë e Tij ambasadorin Kilian Wahl.

“Në takim u diskutua për çështjet aktuale politike në vend, poashtu kryetari Thaçi siguroi ambasadorin se PDSH do të vazhdojë angazhimin për procesin integrues të vendit në Bashkimin Evropian dhe ndryshimet kushtetuese”, njoftuan nga kabineti i kryetarit të PDSH-së.