May 16, 2024
BallinaMaqedoni

Osmani Mickoskit: Ai nuk vendos kush do të jetë përfaqësues i shqiptarëve, këtë do ta vendosë populli

Bujar Osmani sot në një konferencë për media iu drejtua lidrit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, se ai nuk vendos se kush do të jetë përfaqësuesi i shqiptarëve në qeverinë e ardhshme.

“Mickoski nuk vendos se kush do të jetë përfaqësuesi i shqiptarëve. Për këtë do të vendosë populli”, tha Osmani.

Sipas tij, nëntë ditë para zgjedhjeve nuk duhet folur për koalicione, por së pari duhet dëgjuar vullneti i popullit.

Deklarata e Mickoskit se pas zgjedhjeve parlamentare VMRO-DPMNE do të bëjë koalicion me VLENIN-n, Osmani e ka krahasuar si kohën kur vetë Beogradi ka zgjedhur Rahman Morinën për përfaqësues të shqiptarëve nga Kosova.