May 3, 2024
Kulturë

Në Çair u mbajtën “Netët e Poezisë Shkupjane”, një manifestim që i ka munguar Shkupit

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Morën pjesë krijuesë letrarë nga Presheva, Shqipëria, Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre.Këto takimi i organizoi Shoqata e Shkrimtarëve “ ABC” – ja poetike nga Shkupi. U mbajtën në sheshin “WOODROW WILSON”. Ky lokalitet asnjëherë nuk u duk më i bukur se mbrëmë në Çair dhe në veçanti në Shkup që ka kohë të gjatë që i ka munguar këtij vendi një manifestim poetik i tillë. Ky manifistim i titullua “NETËT E POEZISË SHKUPJANE” ku shumë poetë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare u mblodhën me një vend dhe lexuan poezitë e tyre para të pranishmive që ishin prezent.Sipas mendimit tim unë mendojë se këto takime të mbahen për çdo vit dhe të jenë tradicionale. Këto takime u mbajtën nën patronazhin e komunës së Çairit z. Visar Ganiut që Shoqata e Shkrimtarë “ABC poetike” E faleminderon përzemërsisht!

LETËR PËRSHËNDETËSE NGA POETI NEHAT JAHIU

Të nderuar të pranishëm, i nderuari nikoqir, kryetari i komunës së Çairit z. Visar Ganiu, i nderuari kryetar i SHSH”ABC-POETIKE” Z. Vullnet Sadiku, të nderuar krijuesë letrarë të trojeve tona, në pa mundësi që të marrë pjesë në manifestimin letrarë “NETËT T POEZISË SHKUPJANE” për shkaqe shëndetësore, në shenjë respekti desha të ju përshëndes nga zemra dhe t’ju dëshiroj suksese për inicimin dhe përkrahjen që duhet ta keni nga ne si krijuesit letrarë dhe nga Shkupi Dardan për ta ndihmuar kulturën dhe krijuesit mbarë shqiptar. Shkupi si kryeqendër meriton të frymëzon me kulturë, pra në këtë mënyrë se ka disa univerzitete, shumë shkolla të mesme, numër të madh të krijuesve letrarë të moshës së re që kanë dëshirë të promovojnë letrat e tyre të shkruara. Është një mundësi e mirë tani e tutje të ritet numri i krijuesve letrarë si pjesë e “ABC”së poetike në manifestimet e ,mëdha që i organizon kjo shoqatë letrare tani më e afirmuar me aktivitete e veta si në vendin tonë ashtu edhe në mbarë trojet shqiptare. Urime nga zemra, fillim të mbarë dhe suksese manifestimit letrarë, “NETËT E POEZISË SHKUPJANE” kolegëve të “ ABC”-së poetike dhe një përshëndetje brilante nikoqirit, kryetarit të komunës zë VisarGaniut. Nga unë miku i juaj Nehat Jahiu nga fshati Orizare, komuna e Likovës.

RESPEKTE PAFUND PËR KONTRIBUTIN TUAJ!