Një tjetër sukses që dëshmon vlerat e folklorit dhe kulturës shqiptare! Shoqëria jonë u paraqit me dy koreografi të reja, “Vallja e Librazhdit” dhe “Kolazh Vallesh”, duke lënë gjurmë në skenën e Kamenica Folk Fest.

Paraqitja u kurorëzua me dy çmime të rëndësishme: Mergita Jahija u shpall valltarja më e mirë, ndërsa çmimi për koreografinë më të mirë shkoi për shoqërinë./raporton Televizioni News

Ky sukses është rezultat i punës, përkushtimit dhe pasionit të valltarëve, të cilët përmes artit të vallëzimit vazhdojnë të promovojnë traditën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.

sqShqip