April 28, 2024
Kolumna

Të punohet më shumë për ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë

Shkruan: Etem Xheladini
Shteti ynë pos teksteve që i ka bërë të përshtatura për fëmijët që jetojnë në mërgim , ende në kuvend qoftë në R.Shqipërisë, R.Kosovës, apo të Maqedonisë V, nuk kanë biseduar për zgjidhjen e përhershme të mësimit në gjuhën shqipe në shkolla, në vendet ku jetojnë shqiptarët në diasporë.
Të nderuar prindër shqiptarë,
të dashur nxënës, ju që jetoni në mërgim, në diaspor, është koha e fundit që të ju drejtoheni shteteve shqiptare, politikëbërsve shqiptar prej nga keni gjenezën që në mënyrë istutucionale të zgjidhet ky problem, duke organizuar mësim në shkollat shqipe në diasporë.
Gjatë vizitave që pata kohën e fundit në shtetet perendimore Zvicër, Belgjik, Gjermani, Itali, Austri, Slloveni, Kroaci vërejta një hendikep shumë të madhë, edhe përkundër shumë avansimeve që hasa te të rinjët shqiptar, me integrimin e tyre në institucionet e këtyre shteteve, po mendojë edhe në shumë shtete ku jetojnë shqiptarët.
Por hendikepi që unë vërejta dhe shumë u brengosa, si punëtor i arsimit me një përvojë mbi 42 -vite (tani pensionist më se dy vite), se gjuha shqipa, kultura e tradita kombëtare janë lanë pas dore, rrugë që deterimishtë të çonë në asimilim të rinjëve e të rejave shqiptar.
Të nderuar bashkëatdhetar do ju kisha lutur sa nuk është bërë vonë të ju drejtoni institucioneve shtetërore shqiptare që ky hendikep të zgjidhet në mënyrë institucionale në mes shteteve ku gravitojnë shqiptarët në mërgim, duke organizuar mësimin në gjuhën shqipe në shkolla, sepse me disa paralele aty këtu në mënyrë vullnetare, nuk janë tjetër pos një zgjidhje e përkohshme.
Ne, kemi nevojë të hapenë shkolla shqipe në mënyrë institucionale, me marveshje ndër shtetrore, sipas ligjeve ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, duke ditur se kemi shumë fëmijë shqiptarë, që kanë nevojë të përcjellin mësimin plotësues në gjuhë amtare, për të ruajtur gjuhën, kulturën e traditën kombëtare.