May 6, 2024
Lajmet e reja

Sonte është fllimi i tre muajve të bekuar!

Muaji i Rexhebit(Fillimi i tre muajve të bekuar)!
-Muaji Rexheb është i pari muaj që paralajmëron për ardhjen e Ramazanit,pas tij vjen muaji Shaban dhe pas tij Ramazani i bekuar. Ndër shqiptarët e besimit islam, termi i paralajmëruesit është emri i zakonshëm për këta muaj në të cilët ka katër netë Mubarek: Lejletu-l-Regaib, Lejletu-l-Berat, Lejletu-l-Miraxh dhe Lejletu-l-Kadr. Këto netë shërbejnë tek njerëzit – për biseda të hapura me Allahun lartësuar,në të cilat njeriu i zbulon vetes nevojën për mirësitë e Zotit dhe çfarë mund të jetë e dobishme për të në takimin me botën përreth tij.
-Muaji Rexheb është një nga katër muajt e sigurisë dhe paqes. Rreth tyre shkruhet edhe në Kuran:

“Që kur krijoi qiejt dhe tokën, Allahu ka caktuar që numri i muajve të jetë dymbëdhjetë, prej të cilëve katër janë të shenjtë. Në to mos e dëmto veten (duke shkelur ndalesat dhe kufijtë e Allahut)!” (Tevbe 36).

Rexhebi është gjithashtu muaji i paralajmërimit të Ramazanit, në të cilin besimtarëve u jepen shumë mundësi, duke përfshirë mundësinë për të kultivuar një nivel më të lartë të vetëdijes për mëshirën dhe praninë e Zotit.

Muaji Rexheb ka shumë veçori:

-Është muaj i shenjtë në të cilin lufta dhe grindjet janë të ndaluara. Në të, çdo vepër e mirë shpërblehet shumëfish, dhe çdo vepër e keqe është shumë herë e urryer.
-E enjtja e parë e muajit Rexheb është nata e bekuar e Regaibit. Ishte nata në të cilën Hazret Emina ndjeu se e kishte ngjizur Muhamedin a.s. Ajo natë quhet edhe nata e dëshirave dhe shpresave. Nata e regaibit është e para nga tre netët e bekuara që i paraprijnë muajit të Ramazanit.
-Në fillim të muajit Rexheb Pejgamberi ynë a.s. lexoi lutjen e mëposhtme: “Allahu ynë, na jep bekime në Rexheb dhe Shaban dhe na jep ta presim Ramazanin”.
Kjo lutje rekomandohet që të gjithë ta lexojnë deri në Ramazan.
-Lejletul-Miraxhi është nata e dytë Mubarek e këtij muaji . Atë natë, pas një periudhe shumë të vështirë, Allahu xh.sh e nderoi Muhamedin a.s. duke i mundësuar një udhëtim nga Meka në Jeruzalem dhe më pas nga Jerusalemi në sferat më të larta qiellore.
-Me fillimin e muajit Rexheb është e rëndësishme të kuptojmë se është muaji i shenjtë, të ndjekim netët e tij të bekuara, të lexojmë lutjen që Muhamedi a.s. na i ka rekomanduar dhe përgatitemi në mënyrë aktive për Ramazan.

“Allahumme barik lena fi rexhebe ve shaban ve belligna ramadan!”

Allahu na dhëntë bekime në muajin Rexheb dhe Shabat dhe ta presim muajin e Ramazanit. Amin! Hoxhë Aris Saiti