May 19, 2024
Lajmet e reja

Bilall Kasami: Ali Ahmeti kur je kaq patriot – pse Ali nuk vendose shtatoren e Harun Aliut dhe komandant Telit

“Prandaj të mërkurën, më 8 maj dilni dhe votoni masivisht numrin 6 bashkë do të fitojmë e bashkë do të gëzojmë. Ata që thirren në emër të Europës, në vend të shkollave autostradave, investuan në Soravia, Eurovia e kredite ruse, të cilat u futën në shtet përmes Artanovisë. Sot qytetarët më thanë ta pyes Ali Ahmeti kur je kaq patriot pse Ali nuk vendose shtatoren e Harun Aliut dhe komandant Telit, por bashkë me Gruevskin e ngrite kasapin e shqiptarëve Car Dushanin. Pse Ali nuk vendose në Tetovë shtatoren e Mujidin Aliut, por tentove t’ia japësh biznesit të Tetovës, oligarkut ruso-malazez. Pse Ali krahu yt i djathtë vrau komandant “Shqiponjën” vetëm që të mos rrezikohet partia?. Ali pse me shokun tënd që është në “listën e zezë amerikane” nuk e vendose shtatoret e Nuri Mazarit, komandant “Strugës”, deklaroi Kasami.