May 19, 2024
Lajmet e reja

Qeni ka dashur të bëjë vetvrasje duke mos ndjerë aspak rrezikun nga lartësia? Këtë kanë dashur ta thonë autoritetet në Tetovë?

Pamjet e rënda të një video ku shihej një qen që “fluturoi” nga ballkoni i një ndërtese, i ka trazuar autoritetet vendore. Mirëpo, autoritetet në Tetovë e mohojnë të ketë qenë dorë njeriu ai i cili e ka shtyrë qenin dhe ka shkaktuar vrasjen e tij. Pas bisedave zyrtare me dy zjarrfikësit të përfshirë në operacionin e largimit të qenit dhe me dëshmitarin okular të incidentit, aludimet për një veprim të qëllimshëm të ndonjë personi për ta shtyrë qenin, janë të pasakta. Sipas tyre, qeni nga frika e punëtorëve të ndërtesës, është vetëhedhur nga kati i gjashtë dhe si pasojë ka shkaktuar ngordhjen e tij.

Lind pyetja se si është e mundur që qeni me aq ulurima të “kërcente” vetë nga ballkoni pa e shtyrë askush? Kafshët a nuk e ndjejnë rrezikun e lartësisë dhe mund të kryejnë një veprim të tillë pa hamendje? A duket i besueshëm ky shpjegim i autoriteteve, apo kështu fshihen autorët dhe rasti, sepse në rastin konkret pëson një shpirt, por jo një shpirt njeriu,por kafshe?

Luten autoritetet kompetente të zbulojnë rastin dhe personat që bënë këtë vrasje, sepse ai që hedh një qen duke e ngordhur atë, nesër mund të fshihet edhe pas një hedhje apo vrasje të një njeriu, duke e thënë po këtë shpjegim, se nga frika u hodh vetëhodh.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka konfirmuar se janë në veprim për të kapur dhe larguar qenin nga objekti në rrugën “Bllagoja Toska” ku punëtorët po kryenin punimet e ndërtimit. Vendi është dokumentuar fotografikisht për të mbështetur hetimet.

Shpresojmë që ky incident i trishtueshëm të trajtohet me seriozitet për të siguruar drejtësi për qenin dhe për të marrë masa që të parandalohen ngjarje të ngjashme çnjerezore në të ardhmen./lideri