April 29, 2024
Maqedoni

Emini: Së shpejti mund të hiqet roamingu mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Drejtori I Agjencionit për investime te huaja dhe promovim të eksportit Bekim Emini sot ka marë pjesë në takimin e Parë të Grupit Punues për Ekonomi, Tregti dhe Inovacion, i kryesuar nga Ministri i Financave Fatmir Besimi dhe Ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit të Republikës së Bullgarisë, Daniel Lorer.
Pas takimit, Emini deklaroi se ka vërejtur gatishmëri te perfaqësuesit e lartë bullgarë për avancim të bashkëpunimit në të gjitha sferat, por edhe për heqje të roamingut mes dy vendeve.
“Kam përshtypje se ekziston gatishmëri e tillë edhe në anën bullgare”, tha Emini. Sipas tij, nuk dihet nëse heqja eventuale e roamingut Maqedoni e Veriut-Bullgari do të përfshijë edhr Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë, ose vetëm dy vendet tona.
“Bisedimet janë në fillim dhe nuk mund të zbulohen ende më shumë detaje. Por mendoj se ka gatishmëri që mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë roamingu të hiqet sa më shpejtë”, shprehet Emini.

Ndryshe pika kryesore që u diskutuan në takim ishin :
👉Tërheqjen e investimeve
👉Bashkëpunimin në fushën e inovacionit
👉Strukturimin e instrumenteve financiare
👉Mbështetjen për start-up
👉Mbështetjen e përbashkët e kompanive nga të dy vendet
👉Projekte të përbashkëta përballë fondeve dhe programeve europiane, si dhe
👉Rritja e këmbimit tregtar.
Ky takim i dytë i delegacioneve qeveritare të R Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, i organizuar për një periudhë të shkurtër kohore, tregon gatishmërinë për thellimin dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.