May 19, 2024
Maqedoni

“Për BDI-në në opozitë” – reagon Stojançe Angellov

Stojançe Angellov nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka bërë thirrje që të votohet Siljanovska dhe të mposhtet BDI-ja, siç thotë, ashtu siç i mposhtën “branitellat” (ushtarët maqedonas) UÇK-në në 2001.

“Në vitin 2001, “branitellat” maqedonas, e fituan UÇK-në githandej ku kishim urdhër për të luftuar. Humbën politikanët.
Sot, 23 vjet më pas, ju ftoj që të japim gjithçka nga vetja që të shkatërrohet BDI-ja, partia e cila doli nga UÇK-ja.
Vetëm me një fitore më bindëse e kocliaionit “Maqedonia yte”, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja në krye me Hristijan Mickoskin, më pas do të tejkalohenn edhe kushtëzimet nga BDI dhe do të votohet Ligji me të cilin do të zgjidhet problemi me dëmshpërblimin e familjeve të branitellave të vdekur, por edhe do të fitohen disa të drejta për të gjithë branitellat maqedonas.
Në të njëjtën kohë, presidentja e ardhshme Gordana Siljanovska – Davkova qartë tha se do të dekorojë pjesëtarë të fuqive të sigurisë maqedonase të cilët kanë marrë pjesë në luftën e armatosur në mbrojtjen e Maqedonisë në vitin 2001, diçka që nuk është bërë nga asnjë president që nga atëherë e deri më sot.
Për BDI-në në opozitë!
Për dekorim dhe të drejta të branitellave të guxishëm maqedonas të 2001!
Dilni masivisht dhe rrethoni numrin 2!”, shkroi Angellov.