I riu Ukë Shaqiri nga Çashka është shprehur i gatshëm që tërë pasurinë e tij ta vendosë në dispozicion të ish zv/kryeministrit të parë, Artan Grubi.
Shaqiri ketë gatishmëri e ka shprehur një ditë pasi në Prokurori Grubi ofroi 335 mijë euro si garanci për tu mbrojtjr në liri, shkruan portali Lideri.mk.
Ja postimi i plotë i Ukë Shaqirit, të cilin e mbyllë me një kurorë konform nofkës “King” të cilën po e përdorin simpatizuesit për Grubin:
‘Çfarëdo që kam ndërtuar me mundin tim pronë, pasuri dhe çdo gjë tjetër që mund ta vë në dispozicion jam i gatshëm ta vë në dispozicion të Artan Grubit, sepse ky është besimi im personal.
Nuk e them këtë për një postim, për një fotografi apo për një interes. E them sepse besoj se njeriu nuk braktiset vetëm pse mbi të bien akuza dhe presion.
Koha do ta ndajë të vërtetën nga propaganda. Deri atëherë, unë e mbaj qëndrimin tim dhe përgjegjësinë për fjalët e mia.
Artan Grubi nuk është vetëm. Pas tij qëndron një ushtri njerëzish që nuk e kanë harruar punën, kontributin dhe atë që kanë besuar tek ai. 👑” //Lideri

