Nga shkolla e fshatit tonë.
Deri te titulli Doktore e Shkencave Filologjike.
Adelina Xhaferi sapo ka përfunduar një arritje të rëndësishme akademike.
Mësimdhënëse e Gjuhës Shqipe në shkollën tonë fillore.
Asistente në Universitetin e Tetovës.
Dhe tani, Doktore e Shkencave Filologjike.
Disertacionin e mbrojti në Universitetin e Evropës Juglindore.
Në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit.
Tema lidhej me veprën e shkrimtarit Murat Isaku.
“Elementi i tokës dhe fatit në prozën dhe poezinë e Murat Isakut”.
Përballë një komisioni prej pesë profesorësh universitarë.
Vebi Bexheti.
Demush Bajrami.
Meral Veseli.
Esmije Veseli.
Jehona Rushidi-Rexhepi.
Por pas titullit akademik kishte edhe një dedikim personal.
Punimin ia kushtoi babait të saj të ndjerë.
Njeriut që e mbështeti gjatë rrugëtimit të saj akademik.
Deri në ditët e fundit të jetës së tij.
Sot Adelina mban titullin Doktore e Shkencave Filologjike.
Në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.
Për të është një arritje e madhe.
Për ne në Forinë është një lajm që na nderon.
Sepse është vajza e fshatit tonë.
Urime, Dr. Adelina Xhaferi! (Marë nga faqja Fshati Forinë)

sqShqip