Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, së bashku me drejtoreshën e IPKKF “Rinia”, Fatlinda Jaja, ka qëndruar sot pranë fëmijëve në këtë institucion, në kuadër të aktiviteteve të organizuara për Javën e Fëmijëve.

Gjatë aktivitetit, fëmijët u shndërruan në kuzhinierë të vegjël dhe morën pjesë në përgatitjen e ëmbëlsirave, duke shfaqur kreativitetin dhe entuziazmin e tyre.

Qamili ka theksuar rëndësinë e krijimit të ambienteve ku fëmijët ndihen të sigurt, të dashur dhe të lumtur, duke vënë në pah se buzëqeshjet, loja dhe kreativiteti i tyre janë një kujtesë e rëndësishme për kujdesin dhe vëmendjen që duhet t’u kushtohet më të vegjëlve.

Aktivitetet e tilla synojnë të sjellin më shumë momente gëzimi për fëmijët dhe të promovojnë një mjedis pozitiv dhe stimulues për zhvillimin e tyre.

" "
sqShqip