Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, po qëndron në një vizitë zyrtare në Kroaci, me ftesë të kryetarit të Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq. Gjatë takimit mes dy delegacioneve u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë, të bazuara në miqësi, besim dhe respekt të ndërsjellë. Gashi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

U theksua se Kroacia deri më tani ka ndihmuar në zbatimin e reformave përmes 17 projekteve të përfunduara të binjakëzimit dhe katër të tjerave që janë në realizim. Gashi bëri të ditur edhe se Marrëveshja për Bashkëpunim Strategjik mes qeverive të dy vendeve, e nënshkruar më 26 maj 2026 në Ohër, ka kaluar në Komisionin për Politikë të Jashtme dhe është vendosur në rend dite të seancës plenare më 1 dhjetor, kur pritet të miratohet. Gjatë vizitës, Gashi vendosi edhe një kurorë me lule te Monumenti i Atdheut, kushtuar pavarësisë së Kroacisë.

sqShqip