Më 18.04.2026 në ora 00:40 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria M.P. (44) nga Shkupi, duke vepruar sipas kallëzimit paraprak se më 16.04.2026 rreth orës 19:30 në zonën e Karposhit, ajo i kishte bërë kërcënime ish-bashkëshortit të saj 64-vjeçar dhe fëmijëve të tyre, transmeton Lideri.mk.
“Sipas kallëzimit, ai kishte qenë për një periudhë të gjatë viktimë e dhunës psikike dhe fizike nga ana e saj. Gjatë kontrollit tek ajo është gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë”, njoftoi MPB.

