Propozimi për shkarkimin dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë ka arritur në Kuvend, ndërsa seanca është caktuar për të hënën, më 13 korrik, informojnë nga shërbimi për shtyp qeveritar.
Në rendin e ditës të seancës së 112-të të Kuvendit janë tre pika – propozimi për shkarkimin e anëtarëve të Qeverisë, propozimi për shkarkimin e zëvendësministrave në Qeveri dhe propozimi për zgjedhjen e anëtarëve të Qeverisë.
Para deputetëve do të paraqitet propozimi për shkarkimin e Igor Filkovit nga funksioni i ministrit i cili udhëheqë Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa në vend të tij propozohet Jeton Shasivari.
Në vend të Ivan Stoilkoviqit, si ministër i cili do të udhëheqë Ministrinë e marrëdhënieve ndërmjet bashkësive propozohet Agon Ferati.
Stoilkoviq, megjithatë, propozohet për ministër i cili do të udhëheqë Ministrinë e vetëqeverisjes lokale, në vendin e Zllatko Perinskit.
Për ministër i cili do ta udhëheqë Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, në vendin e Cvetan Tripunovskit propozohet Borçe Serafimovski.
Sasho Klekovski, është propozuar si ministër i cili do të udhëheqë Ministrinë e Shëndetësisë, në vendin e Azir Aliut.
Për ministër i cili do të udhëheqë Ministrinë e politikës sociale, demografisë dhe rinisë, propozohet zëvendësministri aktual Gjoko Velkovski.
Si ministër i cili do të udhëheqë Ministrinë e kulturës dhe turizmit në vendin e Zoran Lutkvit, propozohet zëvendësministri aktual, Sedat Sulejmani.
Në vendin e Shaban Saliut, si ministër pa resor, propozohet Erxhan Demir

