July 23, 2024
Shqipëri

“Do të dalin të tjera receta në vijim”, avokati i Erdgys Arrazit: Ja shkresa e gjetur në gjërat e familjes, Alma merrte trajtim të rënduar me ilaçe

Blerim Bazhdari, avokati i Erdgys Arrazit në një lidhje telefonike në Breaking në Top News tha se në sendet e familjes u gjet një recetë ku vërtetohet se Alma trajtohet me ilaçe kundër depresionit.

Ai theksoi se do të dalin të tjera në vijim, ndërsa shtoi se nga ana e familjarëve insistohet që ka pasur trajtim shumë të rënduar me ilaçe.

Avokati: Është shkresë e gjetur në gjërat e familjes, tregon se në vitin 2022 në moshën 37 vjeçare është kuruar tek një mjek neuropsikiatër e cila është depozituar në gjykatë dhe do të vijojë hetimi mbi bazën e saj. Nga ana e familjarëve insistohet që ka pasur trajtim shumë të rënduar me ilaçe, herë pas here të shtuara, këtë kanë gjetur sot recetë ose raport shëndetësor, në vijim do të dalin të tjera, janë kërkuar të tjera, do të pyeten mjekët me radhë, hetimi do t’i qartësojë.

Ai ka nxjerrë pagesën për ilaçet, ai ka menduar se ilaçet mund ta kurojnë. Dhuna sistematike nuk u arrit të provohet nga prokurori, dyshimet janë për dhunë psikologjike, prapësimet tona janë për mjekim të shëndetit mendor.