Ejup Berisha
Kjo ndodhë pasiqë sistemet aktuale politike janë shëndrruar në oligarki të zgjedhura ose demokraci përfaqësuese ku populli nuk qeverisë drejtpërdrejtë, por ua delegon pushtetin përfaqsuesve të tij. Ky hendek mes teorisë klasike që Demokracinë e definon si pushtet të popullit dhe praktikës reale e cila në fakt shumë shpesh është pushtet i oligarkëve të zgjedhur krijon të meta të shumta. Arsyet kryesore të cilat e pengojnë realizimin e plotë dhe real të demokracisë janë: Politike, ekonomike dhe sociale. Uzurpimi i pushtetit nga elitat politike edhe pse sot në të shumtën e shteteve kemi zgjedhje ku marrin pjesë drejtpërdrejtë qytetarët në to, megjithatë në realitet pushtetin e uzurpon një grup apo dhe disa grupe të caktuara njerezish që njihen si oligarkë të zgjedhur. Cfar eshte oligarkia e zgjedhur kjo është një sistem politik ku pushteti ushtrohet nga një grup i vogël njerëzish që zgjidhen në zgjedhje. Pra edhe pse rregullishtë mbahen këto, në praktikë vetëm një elitë politike, ekonomike ose shoqërore ka mundësi reale të fitojë dhe të qeverisë. Oligarkia zgjedhore manifestohet kur një grup i vogël dhe i fuqishëm njerëzish kontrollon procesin politik, duke ruajtur fasadën e zgjedhjeve demokratike por gjithmonë duke i manipuluar rregullat me qëllim që vetëm ata të fitojnë në zgjedhje. Në këtë sistem votimi ekziston por ajo që mungon është bërja e zgjedhjes së vërtetë. Shkencëtari politik Francis Dupuis-Déri thekson se sistemi zgjedhor e inkurajon përzgjedhjen e profesionistëve politikë nga klasat e privilegjuara. Këta bëjnë shuma të mëdha parashë dhe sigurojnë ndikim të madh në skenën politike. Të njejtët i finansojnë fushatat zgjedhore dhe lobojnë që fuqitë ekonomike të ndikojnë në ligje, shpesh në dëm të interesit të përgjithshëm. Kështu lind pabarazia mes politikës dhe ekonomisë. Kur nuk ka zbatim të realtë dhe të plotë të Demokracisë egziston mundësia e paraqitjes së cenueshmërisë sociale. Cfar është kjo? Cenueshmëria sociale i referohet një situate në të cilën një person ose grup personash nuk kanë burime të drejtpërdrejta ose mbështetje te nevojshme për të marrë pjesë plotësishtë në jetën shoqërore. Kjo gjendje mund t’i bëjë individët më të ndjeshëm ndaj vështirësive ekonomike, përjashtimit ose diskriminimit. Cenueshmëria sociale nuk është thjesht një problem individual por ajo shpesh buron nga faktorë ekonomikë, politikë dhe institucionalë. Prandaj, politikat sociale, arsimi, mbrojtja sociale dhe solidariteti konsiderohen mjete thelbësore për zvogëlimin e kësaj cenueshmërie dhe për promovimin e mundësive të barabarta për të gjithë. Demokracia premton që çdo qytetar ka të njëjtën peshë konform formules një person një votë. Në realitet pabarazitë e thella në pasuri dhe qasjet e pabarabarta në arsim i pengojnë shtresat e njerëzve të zakonshëm që të marrin pjesë në kushte të barabarta në debatin publik. Kriza e përfaqësimit dhe “lodhja demokratike” Iluzioni i zgjedhjes. Qytetarët shpesh mendojnë se alternimi politik majtas-djathtas nuk i ndryshon drejtimet kryesore ekonomike, gjë që krijon abstenim dhe mosbesim. Për të funksionuar një demokraci ka nevojë për media të pavarura dhe për gjyqësor të pavarur e të paanshëm. Kur këto shtylla dobësohen, në shtet zhvillohet korrupsioni. Kurthi i manipulimit. Dezinformimi e nxit polarizimin, dhe populizmin, duke e bërë të vështirë debatin racional. Mbamendje afatshkurtër politikanët veprojnë duke u bazuar në zgjedhjet e ardhshme gjë që i bllokon vendimet e nevojshme afatgjata siç janë tranzicioni ekologjik ose reformat strukturore. Sipas shumë studiuesve demokracia nuk është gjendje statike, por ajo është një luftë e vazhdueshme. E njejta e rishpik veten nga themelet duke integruar mjete të demokracisë pjesëmarrëse, buxhetimin pjesëmarrës, referendumet e iniciuara nga qytetarët ose konventat qytetare të zgjedhura rastësisht. Nëse është e vërtetë se demokracia po has në probleme apo dhe në pengesa për zbatim të realtë dhe të plotë atëher njerëzit duhet ngritur alarmin dhe duhet të merren masa me qëllim që kjo gjë të eliminohet. Demokracisë duhet krijuar kushte për zbatim të realtë dhe të plotë pasiqë kjo mundëson kushte dhe mundësi të njejta për zhvillim rritje dhe përparim të të gjitha shtresave të shoqërisë. Përndryshe qytetarët do të vazhdojnë të jetojnë në një realitet të mjegulluar dhe të manipuluar ashtu siç po ndodhë realishtë një kohë të gjatë gjithkundi nëpër botë.

