April 29, 2024
Kosovë

Promovohet libri “Pushteti dhe Intelektualët”, dedikuar ish-presidentit Ibrahim Rugovës

Në 18-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova është promovuar libri “Pushteti dhe intelektualët”, libër ky që flet mbi profilin e Rugovës.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se në këtë ditë së bashku me zonjën Fana Rugova dhe anëtarë të familjes, në ambientet e Shkollës Politike, kanë promovuar librin ‘Pushteti dhe intelektualët’ të botuar nga Fondacioni “Ibrahim Rugova”.

Megan Thee Stallion ngacmon imagjinatën në një ansambël kafe të ngushtëKoret raciste në drejtim të Maignan, bëjnë që FIFA të reagojë – institucioni më i lartë…Kurti viziton familjen Rugova, së shpejti nisin punimet për restaurimin e rezidencës së…Ziberi: Mu ofrua pozita e kryeministrit, por i kam dhënë fund angazhimit tim politikEinxhel Shkira: Pres një nivel më të lartë të humorit prej Julit

“Fondacion ynë tashmë ka bërë një traditë në fushën e botimeve, duke u kujdesur, që ta ruajë, ta kultivojë dhe ta përcjellë tek breznitë e reja, mendimin politik, letrar e kulturor të Ibrahim Rugovës, duke e vlerësuar si një trashëgimi tejet e vlefshme, bazike, për të njohur Kosovën e djeshme dhe për t’u shërbyer prej saj për të ndërtuar Kosovën e nesërme”, thuhet në postimin e tij.

Më tej, Abdixhiku thotë se “ky libër, ka këtë funksion, dhe sikur vepra në tërësi e Presidentit Ibrahim Rugova, na kujton profilin e lartë të politikanit intelektual dhe intelektualit politikan, dhe na thërret të mendojmë sa të rëndësishme janë këto dy kategori kur bëhen një zë”.

“Para promovimit, me bashkëpunëtorë, vendosëm lule tek varri i Presidentit. Nga aty, vizituam familjen Rugova, për të ndarë jo vetem dhimbjen për ikjen e Presidentit, por dhe gjithë krenarinë për trashëgiminë e tij”, shton mes tjerash ai.

Ish-presidenti Rugova është kujtuar nga liderët politikë në Kosovë dhe Shqipëri.